Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 2 min lexim

Në Prizren pre tre ditë sekuestrohen...

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Në Prizren pre tre ditë sekuestrohen...
Prizren, 17 Shtator 2026 Posedimi, mbajtja apo përdorimi i armëve dhe mjeteve të rrezikshme rrezikon sigurinë e qytetarëve dhe krijon pasiguri. Policia e Kosovës, konkretisht policia nga Rajoni i Prizrenit, po punon me përkushtim për gjetjen dhe sekuestrimin e armëve pa leje si dhe armëve të ftohta nga qytetarët. Vetëm gjatë kësaj jave, brenda tre ditëve, në 4 raste të ndryshme janë sekuestruar: dy pistoleta, një pushkë gjuetie, municion, dy shufra dhe katër thika. Konkretisht: • Më datë 12.09.2026, në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi është raportuar se në një gazmend familjar ka pasur të shtëna me armë zjarri, policia ka intervenuar, ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një pistoletë. • Më datë 13.09.2026, Policia nga Stacioni Policor i Suharekës, pasi është raportuar një rrahje, ka intervenuar dhe tek një i dyshuar i mitur 16-vjeçar ka gjetur dhe sekuestruar një thikë, me të cilën i dyshuari ka tentuar të godasë një tjetër të mitur. • Më datë 13.09.2026, gjithashtu, pasi përmes rrugëve operative policia ka marrë informata, me autorizim të prokurorit , Stacioni Policor Prizren-veri, ka bastisur dy shtëpi të dy personave të mitur. Tek njëri janë gjetur tre thika, dy shufra dhe dy grinder për narkotikë, ndërsa në shtëpinë e tjetrit një pistoletë. • Më datë 15.09.2026, rreth orës 19:30, pasi ka marrë informata për një sulm fizik, policia nga Stacioni Policor i Prizrenit ka intervenuar në një lagje të Prizrenit. Me autorizim të prokurorit është bastisur shtëpia e një personi të dyshuar dhe gjatë bastisjes është gjetur një armë – pushkë gjuetie pa leje dhe municion. Arma është sekuestruar dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Policia e Kosovës vazhdon të punojë në parandalimin e veprave penale, duke krijuar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Posedimi, mbajtja apo përdorimi i armëve dhe mjeteve të rrezikshme është i ndaluar me ligj, andaj policia nuk do të tolerojë asnjë rast të kundërligjshëm.|
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar