Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Sekuestrohen armë dhe municion në Ma...

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sekuestrohen armë dhe municion në Ma...
Malishevë, 17 shtator 2026 Stacioni Policor në Malishevë, përmes rrugëve operative ka pranuar informata lidhur me posedim të paautorizuar të armëve nga një i dyshuar mashkull, shtetas i Kosovës, banues në fshatin Senik, Komuna e Malishevës. Në bashkëpunim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, sot rreth orës 09:10, është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: · Dy (2) armë gjahu; · Një (1) armë pneumatike (pushkë ajrore); · Një (1) pistoletë; · Një (1) pjesë e armës së zjarrit; · Një (1) thikë; dhe · Tetë (8)copë fishekë. Lidhur me të gjeturat është njoftuar prokurori kompetent, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitë përkatëse policore në procedurë të rregullt.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar