Kronikë
1 min lexim
Policia e Kosovës merr pjesë në Pun...
Reklamë e Sponsorizuar
Prishtinë, 17 shtator 2026
Policia e Kosovës ka marrë pjesë në Punëtorinë e Dytë Rajonale mbi Teknikat e Mbrojtjes, e cila u mbajt më 15–16 shtator 2026 në Shkup. Ky aktivitet i rëndësishëm u organizua në kuadër të Asociacionit Rajonal të Akademive Policore/Qendrave të Trajnimit të Evropës Juglindore (RAPATC SEE). Ekipi ynë, i përbërë nga një instruktor i Policisë së Kosovës dhe dy kadetë policorë, mori pjesë aktive në sesionet profesionale dhe ushtrimet praktike të kësaj punëtorie. Ky aktivitet shërbeu për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e aftësive profesionale përmes ushtrimeve praktike me partnerët rajonalë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: