Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport 1 min lexim

Ekstradohet nga Franca për në Kosov�...

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ekstradohet nga Franca për në Kosov�...
Prishtinë 18 shtator 2026 Me datën 17 shtator 2026, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një personi nga Franca për në Kosovë, pasi i lartcekuri ishte në kërkim ndërkombëtar me kërkesë nga Gjykata Themelore Ferizaj për kryerjen e veprës penale ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 374 i KPRK-së. I njëjti është dënuar me burgim në kohëzgjatje katër (4) vjet. Personi në shoqërim të zyrtarëve të ILECU-t, ka arritur në Aeroportin e Prishtinës, ku më pas nga zyrtarët e njësisë së sektorit, është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku është dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit për vuajtje të dënimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar