Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport 1 min lexim

Diplomoi në Akademinë Kombëtare të...

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Diplomoi në Akademinë Kombëtare të...
Prishtinë, 19 shtator 2026 Policia e Kosovës, në vazhdën e zhvillimit dhe avancimit profesonial të përsonelit policor në fushën e zbatimit të ligjit, bashkëpunon ngushtë me agjencione të ndryshme të sigurisë, përfshirë edhe me FBI-në. Kësaj radhe në Akademinë Kombëtare të FBI-së diplomoi Kapiteni i Policisë së Kosovës Visar Shala, i cili mori pjesë në Sesionin e 299-të, e të cilin e përfundoi me sukses. Ceremonia e diplomimit u mbajt më 17 shtator 2026, në Quantico, Virxhinia. Përveç Kapitenit Shala të Policisë së Kosovës, në këtë sesion morën pjesë 265 zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara dhe 29 zyrtarë nga vende të tjera. Pjesëmarrja dhe diplomimi i zyrtarëve policor, në Akademi të tilla siq është FBI-ja, tregon një arritje të rëndësishme profesionale për vet zyrtarët policorë, por edhe dëshmon angazhimin dhe përkushtimin e menaxhmentit të Policisë së Kosovës për zhvillimin e personelit dhe kuadrove të saj, përmes të cilëve edhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit. Policia e Kosovës falenderon partnerët nga ambasada e SHBA-së për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar