Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 2 min lexim

Angazhimet policore në mbarëvajtje t...

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Angazhimet policore në mbarëvajtje t...
Prishtinë, 20 shtator 2026 Policia e Kosovës, në kuadër të angazhimeve të saj për ruajtjen e rendit, qetësisë publike dhe garantimin e sigurisë së përgjithshme, po vazhdon të angazhojë kapacitetet e veta njerëzore dhe logjistike lidhur me paralajmërimet për mbajtjen e protestës sot, në orën 21:00 në sheshin qendror të Prishtinës, në kundërshtim të aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Siç kemi njoftuar edhe në ditët e kaluara dhe në ditën e djeshme, përmes publikimeve zyrtare se; pas përfundimit të protestave të qeta në kryeqytet, një grup pjesëmarrësish, përfshirë personat me maska, po vazhdojnë protestimet e defilimet me automjete e tyre nëpër rrugët e kryeqytetit, duke vozitur në mënyrë të pa kontrolluar e të rrezikshme, duke dal e qëndruar nëpër dritare e mbi vetura, duke rrezikuar jetën e tyre dhe gjithë pjesëmarrësit e tjerë në trafik, përfshirë këmbësorët. ​Veprimet policore në teren siç kemi sqaruar në vazhdimësi kanë të bëjnë ekskluzivisht me parandalimin e ngasjes së rrezikshme e të pakontrolluar të disa automjeteve pas protestave, kan për qëllim mbrojtjen e jetës së këmbësorëve dhe garantimin e sigurisë në trafik për të gjithë pjesëmarrësit si dhe lehtësimin në qarkullim të trafikut në përgjithësi. Policia përgënjeshtron fuqishëm dezinformatat e shpërndara nga individë të caktuar në rrjetet sociale, se kinse po ndalohen, ndëshkohen apo po ushtrohet dhunë ndaj qytetarëve që mbajnë flamurin e UÇK-së në veturat e tyre. ​Me përgjegjësi të plotë ju njoftojmë se Policia e Republikës së Kosovës nuk ka ndaluar, ndëshkuar, e as ushtruar dhunë ndaj asnjë qytetari, për shkak të simboleve historike kombëtare apo simboleve të UÇK-së, por për shkak të shkeljeve ligjore. Garantimi i sigurisë për qytetarët, mbarëvajtja e protestës në mënyrë të qetë e të sigurt, menaxhimi i trafikut dhe parandalimi i vozitjeve të rrezikshme, janë detyrë e Policisë së Kosovës, e të cilat bëhen në interes të sigurisë së përgjithshme. Policia e Kosovës si çdo herë falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe mirëkuptim, njëkohësisht u bën thirrje qytetarëve dhe mediave që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të shmangin përhapjen e pretendimeve të pakonfirmuara, veçanërisht kur ato mund të ndikojnë në perceptimin e sigurisë dhe të krijojnë shqetësim të panevojshëm dhe dezinformim në opinion.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar