Kronikë
1 min lexim
Sekuestrohen 9.4 kg substancë narkoti...
Reklamë e Sponsorizuar
Prishtinë, 22 shtator 2026
Me datën 21 shtator 2026, gjatë patrullimit dhe punës intensive në terren të njësiteve policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare “Perëndimi” Gjakovë, është arritur që të identifikohet dhe të lokalizohet vendi ku ishin fshehur disa lëndë narkotike. Persona të dyshuar, një natë më parë, përderisa ishin nën ndjekje nga patrullat policore kufitare, kishin fshehur lëndën narkotike dhe kishin braktisur automjetin.
Në vendin e ngjarjes, në fshatin Popoc-Gjakovë (zonë e brezit kufitar), person/a të dyshuar kanë fshehur dhe kanë braktisur tri (3) çanta dhe një qese, të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë, në sasi prej nëntë kilogramë e katërqind gramë (9400 gramë). Një i dyshuar, shtetas i huaj turk, pasi ishte identifikuar është arrestuar nga njësitë policore në Prishtinë dhe Mitrovicë e jugut, të cilët ishin në asistim policor.
Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet relevante dhe prokurori kujdestar i PTh Gjakovë, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti ‘blerje, posedim, shitje e paautorizuar e lëndëve narkotike’, përderisa pas intervistimit personi është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Bashkangjitur gjeni foto të rastit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: