Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Musliu-Shoshi: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Musliu-Shoshi: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen, pavarësisht nëse ato përputhen apo jo me interesat politike të subjekteve. Në një deklaratë për FrontOnline, Musliu-Shoshi ka thënë se qëndrimi i saj është personal, ndërsa ka bërë të ditur se PDK-ja do ta trajtojë këtë çështje në organet e saj dhe se qëndrimi zyrtar i Kryesisë pritet të bëhet i ditur në ditët në vijim. “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen. Pikë. Ky është qëndrimi im personal. PDK do ta trajtojë këtë çështje në organet e saj dhe në ditët në vijim do të kemi edhe qëndrimin zyrtar të Kryesisë’’, ka deklaruar Musliu-Shoshi. Ajo ka thënë  se Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të vlejnë njësoj për të gjithë, pavarësisht nëse janë politikisht të përshtatshme apo jo. “PDK do ta trajtojë këtë çështje në organet e saj dhe në ditët në vijim do të kemi edhe qëndrimin zyrtar të Kryesisë. Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të vlejnë njësoj për të gjithë, pavarësisht nëse na përshtaten politikisht apo jo”, ka thënë ajo./Indeksonline/
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar