Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Incident me aeroplanin e RAF-it në Uells, lëndohen dy pilotë

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:00
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Incident me aeroplanin e RAF-it në Uells, lëndohen dy pilotë
Dy pilotë të lënduar në një incident me një aeroplan stërvitor të RAF-it në Uells. Dy pilotë janë lënduar në një incident ku është përfshirë një aeroplan stërvitor i Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) në Uells, njoftoi policia. Shërbimet emergjente ndodhen në vendin e ngjarjes në zonën Pencarnisiog të Anglesey-t, pranë bazës së RAF Valley, bëri të ditur Policia e Uellsit të Veriut, shkruanskynews. “Dy pilotët po trajtohen për lëndime që besohet të jenë të lehta dhe, në këtë fazë, nuk ka raportime për dëme apo lëndime të tjera”, tha policia. Një zëdhënës i Forcave Ajrore Mbretërore tha: “Një incident ku është përfshirë një aeroplan RAF T2 Hawk, i cili ishte nisur nga RAF Valley, ka ndodhur pranë Anglesey-t.” “Një hetim është duke u zhvilluar dhe nuk do të komentojmë më tej në këtë fazë”, shtoi ai. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shmangin zonën deri në një njoftim të mëtejshëm./Telegrafi/
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar