Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale 1 min lexim

Robert Pattinson sjell në ekran historinë e “To Catch a Predator”: Kur arrin shikueshmërinë, tema nuk ka më rëndësi

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:00
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Robert Pattinson sjell në ekran historinë e “To Catch a Predator”: Kur arrin shikueshmërinë, tema nuk ka më rëndësi
Robert Pattinson është një nga protagonistët e filmit “Primetime”, i cili nga e premtja nis të shfaqet në kinema dhe trajton historinë dhe polemikat rreth reality-showt amerikan “To Catch a Predator”. Pattinson ka thënë se e ka befasuar fakti që historia e formatit të NBC-së dhe përfundimi i tij nuk ishte trajtuar më herët në një film. Regjisori Lance Oppenheim e ka kthyer projektin në një histori më të gjerë për median, performancën dhe kufijtë moralë të televizionit. Foto: YouTube “To Catch a Predator” u bë fenomen në vitin 2006. Producentët, në bashkëpunim me grupin Perverted Justice, paraqiteshin online si të mitur dhe ftonin burra të rritur në ambiente të përgatitura për xhirime, ku më pas përballeshin para kamerave, ndërsa policia priste për t’i arrestuar. Programi fitoi shpejt një audiencë të madhe dhe, dy vite pas debutimit, arrinte rreth shtatë milionë shikues për episod. Prezantuesi Chris Hansen u bë një figurë e njohur televizive. - YouTubewww.youtube.com Një kthesë e madhe ndodhi në vitin 2006, kur Louis William “Bill” Conradt Jr., një ndihmës prokuror në Teksas, vrau veten gjatë një ndërhyrjeje të policisë në shtëpinë e tij, teksa aty ndodhej edhe ekipi televiziv. Pas padive dhe hetimeve gazetareske, programi u anulua përfundimisht në vitin 2008. Duke folur për filmin, Pattinson tha se ajo që e interesonte më shumë ishte mënyra se si një program televiziv kthehet në hit. Sipas tij, kur një projekt arrin shikueshmëri dhe të ardhura të mëdha, “tema nuk është më e rëndësishme”, pasi gjithçka fillon të gjykohet përmes pritshmërive komerciale./Telegrafi/
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar