Aktuale
1 min lexim
Ndërpritet furnizimi me ujë në Begracë dhe Kaçanik të Vjetër
Reklamë e Sponsorizuar
KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se nesër, më 24 shtator 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në fshatrat Begracë dhe Kaçanik i Vjetër.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të nisë nga ora 08:00 dhe vjen si pasojë e disa punimeve që po zhvillohen në rrjetin kryesor, afër pompave përmes të cilave furnizohen konsumatorët e këtyre dy fshatrave.
Ekipet e KRU “Bifurkacioni” janë duke punuar për sanimin e defektit, ndërsa nga ndërmarrja kanë bërë të ditur se synohet që furnizimi me ujë të rikthehet brenda ditës.
KRU “Bifurkacioni” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë kohës së ndërprerjes. /Telegrafi/
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: