Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Gjykata Kushtetuese hedh poshtë iniciativën e "Të Majtës" për fushatën zgjedhore

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:00
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë iniciativën e "Të Majtës" për fushatën zgjedhore
Gjykata Kushtetuese vendosi sot se Kuvendi ka të drejtë të vendosë se si do t'u ndahen fondet partive politike për fushatat zgjedhore. Kjo do të thotë se Gjykata vendosi të mos fillojë procedurat me iniciativën "E Të Majtës" kundër dispozitave të Kodit Zgjedhor që e pengonin partinë të kishte akses në reklamat politike të paguara. Sipas "Të Majtës", me shumicë votash, Gjykata vendosi se nuk kishte asgjë për t'u shqyrtuar, duke përmendur se kjo çështje është vendosur tashmë. Disa gjyqtarë kanë dhënë mendime të kundërta. "Pasi Goce Naumovski la postin e gjyqtarit kushtetues, shumica qeverisëse e udhëhequr nga OBRM-PDUKM instaloi Meri Dika Georgievskën në vendin e tij. E njëjta Meri Dika Georgievska, të cilën OBRM-PDUKM në opozitë e sulmoi si pjesë të gjyqësorit të kompromentuar dhe e lidhi me rastin "Reket", pasi erdhi në pushtet u bë një anëtare e pranueshme e stafit për institucionin më të lartë të pushtetit kushtetues-gjyqësor. Sot, pikërisht në një përbërje të tillë, Gjykata Kushtetuese vendos të mos shqyrtojë diskriminimin e dukshëm ndaj një partie parlamentare", thuhet në reagimin e "Të Majtës"./Telegrafi/
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar