Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave të dyshuar për dhunim në Kaçanik

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:00
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kërkohet paraburgim ndaj dy personave të dyshuar për dhunim në Kaçanik
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj dy personave, B.G. dhe E.L., të dyshuar për veprën penale “Dhunimi”. Sipas Prokurorisë, dy të pandehurit dyshohet se më 21 shtator 2026, në fshatin Begracë të Komunës së Kaçanikut, në një zonë malore-park, kanë kryer veprime seksuale ndaj dy të miturave. Për këtë arsye, ndaj tyre rëndon dyshimi për veprën penale “Dhunimi”, sipas nenit 227 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria ka bërë të ditur se të pandehurit që nga 22 shtatori 2026 ndodhen nën masën e ndalimit me vendim të Prokurorit të Shtetit. Kërkesa për caktimin e paraburgimit tashmë i është dërguar Gjykatës Themelore në Ferizaj./Telegrafi/
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar