Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 2 min lexim

Deda: Kushtetuesja e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:00
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Deda: Kushtetuesja e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor
Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve, duke thënë se Gjykata e ka kthyer procesin “në binarë ligjshmërie”. Deda ka vlerësuar se vendimi i Kushtetueses ndryshon edhe kalkulimet politike rreth mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të reja më 27 dhjetor. “Gjithashtu, e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor. Tash që gjithçka është e qartë, po presim të shohim a ka çfarëdo mundësie për çfarëdo përbashkimi në këtë situatë – më të vështirën në këto 15 vjetët e fundit”, ka shkruar Deda në Facebook. Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas kalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar me Kushtetutë, por se zgjedhja e Qeverisë më 13 shtator nuk është në kundërshtim me nenin 95 të Kushtetutës. Njëkohësisht, Gjykata ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026. Çështja e presidentit ka qenë prej muajsh një prej temave kryesore politike në vend, veçanërisht pas dështimit për të arritur konsensus ndërmjet partive parlamentare. Që nga 4 prilli, posti i presidentit ushtrohet nga ushtruesi i detyrës, ndërsa Kushtetuta parasheh kufizime kohore për ushtrimin e këtij funksioni. Pas disa rundesh negociatash ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, në fund të gushtit u raportua për një marrëveshje për kandidaturën e Bekim Sejdiut si president konsensual. Megjithatë, kundërshtimi i disa deputetëve të LDK-së e bëri të paqartë sigurimin e numrit të nevojshëm të votave për zgjedhjen e tij. Vendimi i Kushtetueses i 23 shtatorit e vendos tash çështjen e zgjedhjes së presidentit përballë një afati të qartë kushtetues: 6 tetorin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar