Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport 2 min lexim

“Kemi synime të larta, e para të mbetemi në Ligën B” - Foda flet edhe për kapitenin e ri të Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:00
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Kemi synime të larta, e para të mbetemi në Ligën B” - Foda flet edhe për kapitenin e ri të Kosovës
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka konfirmuar se Vedat Muriqi do të jetë kapiteni i ri i “Dardanëve”, pas mungesës së Amir Rrahmanit. Foda e bëri të ditur vendimin në konferencën për media para ndeshjes me Irlandën, duke treguar gjithashtu se Mërgim Vojvoda do të jetë zëvendëskapiten. “Kapiteni i Kombëtares do të jetë Vedat Muriqi. E kemi diskutuar këtë edhe me lojtarët. I dyti do të jetë Mërgim Vojvoda”, deklaroi Foda. Muriqi tashmë e ka mbajtur shiritin e kapitenit në disa raste kur Rrahmani ka munguar dhe tani do ta udhëheqë Kosovën në një kapitull të ri, pas largimit të mbrojtësit të Napolit nga përfaqësuesja. UEFA e kishte evidentuar Muriqin si kapiten edhe në ndeshjen e marsit ndaj Turqisë. Foda foli edhe për objektivat e Kosovës në Grupin 3 të Ligës B, ku përveç Irlandës janë edhe Austria dhe Izraeli. “Na presin lojë të vështira dhe dihet që në këtë grup Austria është favorite. Ne si Kombëtare kemi shumë qëllime të larta. Në radhë të parë dëshirojmë të mbesim në Ligën B. Pastaj, nëse paraqitemi mirë, të vazhdojmë dhe të ngrihemi”, tha trajneri gjerman. Kosova do ta nisë këtë seri ndeshjesh të enjten ndaj Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, me ndeshjen që fillon në orën 20:45. “Dardanët” më pas do të përballen me Austrinë më 27 shtator, Izraelin më 1 tetor dhe sërish Austrinë më 4 tetor. Foda u ndal edhe te lojtarët e rinj që janë afruar në përfaqësuese, duke vlerësuar paraqitjet e tyre gjatë përgatitjeve. “Lojtarët e rinj janë ambientuar shumë mirë në ekip. Ata kanë bërë mirë në stërvitje dhe nesër shpresojmë të arrijmë rezultat pozitiv”, përfundoi Foda./Telegragi/
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar