Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Gjini: Kushtetuesja konstatoi se afatet u konsumuan, Kosova shkon në zgjedhje

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:00
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gjini: Kushtetuesja konstatoi se afatet u konsumuan, Kosova shkon në zgjedhje
Aleanca ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatet për konstituimin e Kuvendit, duke përsëritur qëndrimin se procesi është zvarritur qëllimisht për ta çuar vendin në zgjedhje të reja. Sipas kryetarit të Aleancës, Ardian Gjinu që nga 7 qershori e deri më tani, partia fituese e zgjedhjeve të kaluara ka zvarritur procesin institucional me synimin për rikthimin e vendit në zgjedhje. “E kemi dëshmuar qartë dhe me kohë se që prej 7 qershorit e deri më sot, partia që i ka fituar zgjedhjet e kaluara e ka zvarritur kohën vetëm për ta çuar vendin në zgjedhje prapë”, thuhet në reagimin e tij. Gjini e ka cilësuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si përgjegjësin kryesor për situatën e krijuar, duke deklaruar se Kosova tashmë po shkon drejt zgjedhjeve. “Qartazi me një fajtor të vetëm: Albin Kurti”, thuhet në reagim. Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka nxjerrë vendin nga një situatë e paparashikuar e krizës institucionale, ndërsa 6 tetori përmendet si datë e pritshme nga partia fituese e zgjedhjeve të kaluara. Në reagim Gjini ka theksuar gjithashtu se shkeljet kushtetuese nuk mund të arsyetohen me motive patriotike. “Çdo shkelje kushtetuese, kurdo dhe kudo qoftë ajo, bëhet vetëm me qëllim të mbajtjes së pushtetit në mënyrë të paligjshme”, ka theksuar Gjini. Në fund, Aleanca ka deklaruar se qytetarët e Kosovës janë të vetëdijshëm për, siç e cilëson ajo, lojërat politike dhe interesat partiake, duke shtuar se qytetarët do ta vlerësojnë se cilët akterë ofrojnë zgjidhje për përmirësimin e jetës së tyre. /Telegrafi/
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar