Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale 1 min lexim

Takim i përbashkët me përfaqësuesit e bizneseve kroate në Kosovë, në pritje të "Croatian Business Day 2026"

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:00
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Takim i përbashkët me përfaqësuesit e bizneseve kroate në Kosovë, në pritje të "Croatian Business Day 2026"
Pak ditë para mbajtjes së "Croatian Business Day 2026", u organizua një takim i përbashkët me përfaqësues të bizneseve kroate që operojnë në Kosovë. Në takim morën pjesë kompani që mbajnë përfaqësinë e brendeve kroate në vend, në fusha të ndryshme si FMCG, teknologji e sektorë tjerë. Takimi shërbeu si një mundësi për networking dhe shkëmbim përvojash mes bizneseve, si dhe për diskutimin e mundësive konkrete për bashkëpunim të mëtejshëm mes tregjeve të Kosovës dhe Kroacisë. Njëkohësisht, u prezantua në më shumë detaje koncepti dhe objektivat e "Croatian Business Day 2026". Iniciativa u mbështet ngaAlbi Group, përmes njësisë Albi Commerce, e cila mban përfaqësinë e brendit kroat Kraš për Kosovën, në kuadër të prezencës së kompanisë si distributor i markës. Në takim folën: Emrush Ujkani, CEO i European Investors Council, i cili prezantoi në detaje agjendën e eventit kryesor "Croatian Business Day 2026", duke bërë të ditur se ai do të përmbajë katër panele dhe do të mbledhë biznese, si dhe përfaqësues të institucioneve kroate dhe vendore; Danijela Barišić, Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë Mimoza Kusari-Lila, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit; Petrit Kika, Drejtor i Shitjes i Albi Commerce. Të gjithë folësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kroacisë, duke vënë theksin te thellimi i marrëdhënieve ekonomike të ndërsjella mes dy vendeve. Në fund, u bë e ditur se Albi Group, përmes njësisë Albi Commerce, do të vazhdojë të mbetet në mbështetje të këtij bashkëpunimi dypalësh dhe të nismave të ngjashme në të ardhmen.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar