Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport 1 min lexim

"Jemi gati, Erblin Osmani super talent" - Avdullahu flet për sfidën dhe ardhjet e reja te Kosova

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:00
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
"Jemi gati, Erblin Osmani super talent" - Avdullahu flet për sfidën dhe ardhjet e reja te Kosova
Mesfushori i Kosovës, Leon Avdullahu, ka folur për përballjen e parë të “Dardanëve” në Ligën e Kombeve, duke siguruar se skuadra është e përgatitur për duelin me Irlandën. Kosova do të përballet me Irlandën të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen hapëse të këtij cikli në Ligën e Kombeve. Avdullahu pret një përballje intensive dhe fizike, por beson se edhe Kosova i ka cilësitë për t’u përballur me irlandezët. “Presim lojë fizike, të shpejtë. Kemi respekt për Irlandën. Do të jemi gati dhe nuk kemi pse të fshihemi. Besoj se jemi të përgatitur për Irlandën. Edhe ne jemi të fortë dhe gati për t’u përballur me Irlandën. Edhe ne kemi lojtarë të fortë për t’u përballur me ta”, tha Avdullahu. Mesfushori i Hoffenheimit foli edhe për vendimin e talentit 17-vjeçar të Bayern Munichut, Erblin Osmanit, për ta përfaqësuar Kosovën. Avdullahu zbuloi se ka biseduar me të dhe shprehu kënaqësinë për vendimin e tij, duke e cilësuar si një futbollist me potencial të madh. “Kemi biseduar dhe më vjen mirë që Erblini ka vendosur të luajë për Kosovën. Është supertalent dhe do t’i ndihmojë shumë Kosovës. Jam i kënaqur që lojtarët e rinj po vendosin ta përfaqësojnë Kosovën. Kosova po shkon duke u përforcuar”, tha Avdullahu. Kosova është pjesë e Grupit 3 të Ligës B, së bashku me Irlandën, Austrinë dhe Izraelin. Pas duelit me irlandezët, “Dardanët” do të përballen me Austrinë më 27 shtator, Izraelin më 1 tetor dhe sërish Austrinë më 4 tetor./Telegrafi/
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar