Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

​I gjetën çantën dhe arrestuan të dyshuarin, gjermania falënderon policët në Tiranë

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:00
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​I gjetën çantën dhe arrestuan të dyshuarin, gjermania falënderon policët në Tiranë
Një shtetase gjermane ka shkuar në Komisariatin e Policisë Nr. 1 në Tiranë, të mërkurën, për të falënderuar policët që i gjetën sendet personale dhe arrestuan të dyshuarin për vjedhjen e çantës së saj. 50-vjeçarja T. K. shprehu mirënjohje për reagimin e shpejtë të efektivëve. Ajo ishte kërcënuar me thikë pranë Liqenit Artificial në Tiranë, të martën. Një person dyshohet se ia mori me dhunë çantën me sende personale. Pas denoncimit, policia nisi operacionin e koduar “Reaction”. Gjatë tij u identifikua dhe u ndalua J. S., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për vjedhjen. Pos që u bë e ditur që sendet e gjetura iu kthyen 50-vjeçares, policia njoftoi se materialet e rastit i janë dërguar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar