Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë 1 min lexim

Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë, ngrihen në ajër avionët luftarakë

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:00
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë, ngrihen në ajër avionët luftarakë
Një helikopter ushtarak rus i tipit Mi-8 bëri një inkursion të shkurtër në hapësirën ajrore të Polonisë, anëtare e NATO-s, duke ardhur nga enklava ruse e Kaliningradit, njoftoi të mërkurën Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura të Polonisë. Helikopteri qëndroi 42 sekonda në hapësirën ajrore polake dhe hyri deri në një thellësi maksimale prej rreth 300 metrash, thuhet në njoftimin e publikuar në X. “Avionët luftarakë u ngritën në ajër, ndërsa forcat dhe mjetet në tokë mbetën në gatishmëri. Natyra e incidentit tregon se Rusia po teston sërish gatishmërinë e mbrojtjes sonë ajrore”, thuhet në njoftim, raportonReuters. Polonia është në gatishmëri të shtuar për çdo shkelje të hapësirës së saj ajrore që lidhet me luftën e Rusisë në Ukrainë. Ambasada ruse në Varshavë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Reuters për koment lidhur me incidentin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar