Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

Gruda: Kushtetuesja vërtetoi qëndrimet e PDK’së, tash kemi 13 ditë kohë për të vepruar

Redaksia Lajmetereja • 23-09-2026 15:00
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gruda: Kushtetuesja vërtetoi qëndrimet e PDK’së, tash kemi 13 ditë kohë për të vepruar
Deputeti i PDK’së, Përparim Gruda, ka komentuar vendimin që nxori sot Gjykata Kushtetuese në përgjigje ndaj kërkesës së PDK’së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Kuvendit dhe Qeverisë. Gruda tha se ky vendim i sotëm i Kushtetueses “ka vërtetuar qëndrimet që PDK-ja i ka mbajtur vazhdimisht gjatë gjithë kësaj kohe”. Ai listoi këto, duke thënë se tash kanë mbetur edhe 13 ditë kohë për të vepruar, përfshirë edhe miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dhe zgjedhjen e Presidentit. “1. Kushtetuta është shkelur duke mos u konstituuar Kuvendi brenda afatit 30-ditor. 2. Afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit ka filluar më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor. Pra, LVV-ja nuk mund t’i zhvendosë afatet kushtetuese sipas interesit të saj politik dhe ta shtyjë vendin drejt zgjedhjeve më 27 dhjetor, siç ka synuar. 3. Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së duhet të zgjidhet. Kjo pozitë nuk mund të anashkalohet apo të mbetet peng i vullnetit të shumicës parlamentare. 4. Tani kemi vetëm 13 ditë kohë për të vepruar: për t’i miratuar ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, për ta zgjedhur Presidentin e Republikës dhe për t’i shmangur zgjedhjet e reja. Koha është e kufizuar dhe përgjegjësia tashmë është e qartë”. Gruda në fund tha se vendimi i sotëm konfirmon një parim themelor: “afatet kushtetuese nuk janë çështje vullneti politik dhe Kushtetuta nuk mund të përshtatet sipas interesave të momentit”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar