Politikë
Reforma Territoriale në Komisionin e Ligjeve: Opozita kërkon ndalimin e votimit dhe dërgimin e draftit për konsultim
Reklamë e Sponsorizuar
Ka nisur mbledhja e Komisionit të Ligjeve, ku në fokus të diskutimeve është projektligji për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë kërkuar pezullimin e diskutimeve, me argumentin se duhet pritur reagimi zyrtar dhe përgjigjet nga bashkitë e vendit lidhur me nismën e opozitës, e cila propozon rritjen e numrit të bashkive në 100.
Në fjalën e tij, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, u bëri thirrje anëtarëve të komisionit që të mos procedojnë me votim, duke theksuar se projektligji i tyre tashmë është nisur për proces konsultimi.
“Mos votoni, është dërguar për konsultim projekti ynë”, u shpreh prerë Bylykbashi gjatë seancës.
Ndërkohë, shqetësime lidhur me mungesën e transparencës dhe procesit të konsultimit ngriti edhe deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e cila veçoi moskonsultimin e kësaj nisme me Bashkinë e Tiranës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: