Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë 1 min lexim

SHBA-ja e quan “të papranueshme” përgjigjen e Hamasit për propozimin e armëpushimut

Redaksia Lajmetereja • 31-05-2025 19:58
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
SHBA-ja e quan “të papranueshme” përgjigjen e Hamasit për propozimin e armëpushimut
I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka deklaruar se përgjigjja e Hamasit ndaj propozimit amerikan për armëpushim është “plotësisht e papranueshme dhe vetëm na çon prapa”. “Hamas duhet ta pranojë propozimin që kemi paraqitur si bazë për bisedime të ndërmjetësuara, të cilat mund t’i nisim menjëherë javën që vjen”, ka shkruar Witkoff në “X”. Ai theksoi se kjo është e vetmja mënyrë për të arritur marrëveshje për armëpushim 60-ditor, gjatë së cilës gjysma e pengjeve të gjalla dhe gjysma e atyre të vrarë do të kthehen te familjet e tyre. “Gjatë atyre bisedimeve të ndërmjetësuara do të mund të zhvillojmë negociata thelbësore dhe me vullnet të mirë për të synuar armëpushim të përhershëm”, përfundoi Witkoff.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar