Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kurti nga Prishtina: Përfshirja e grave në vendimmarrje, prioritet për çdo institucion shtetëror

Redaksia Lajmetereja • 02-10-2026 08:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kurti nga Prishtina: Përfshirja e grave në vendimmarrje, prioritet për çdo institucion shtetëror
Në kryeqytet po zhvillohet dita e dytë e punimeve të konferencës ndërkombëtare të titulluar “Partneritetet për ndryshim: Gratë që transformojnë sistemet – Avancimi i Parimeve të Prishtinës 2026–2035”. Në këtë ngjarje të rëndësishme po merr pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili vlerësoi lart rolin historik të grave si shtyllë e qëndresës dhe e zhvillimit të shoqërisë sonë. “Sot, përgjegjësia jonë është që kontributi i tyre të shndërrohet gjithnjë e më shumë në mundësi pjesëmarrjeje dhe vendimmarrjeje. Barazia në të drejta dhe mundësi do të thotë që të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe ligji të zbatohen në çdo gjykatë, në çdo komunë, në çdo vend pune, në çdo stacion policie dhe në çdo institucion. Do të thotë që dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk tolerohet, nuk tolerohet dhe nuk fshihet, por parandalohet dhe ndëshkohet. Do të thotë që çdo vajzë dhe grua të ketë qasje të barabartë në arsim, punësim dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen e saj. Barazia në të drejta dhe mundësi do të thotë gjithashtu që gratë të mos jenë vetëm votuese që përfshihen, por qytetare që marrin pjesë, që bëhen vendimmarrëse”, u shpreh kreu i ekzekutivit. Nga ana e saj, drejtoresha ekzekutive e Fondacionit Jahjaga, Egzona Bexheti, bëri të ditur se ky organizim tejkalon kornizat e debateve të zakonshme mbi barazinë gjinore. “Sot do të flasim për rolin e grave në paqe dhe siguri, në diplomaci, ndërmjetësim, institucionet e sigurisë dhe vendimmarrje. Do të trajtojmë gjithashtu fuqizimin ekonomik, ndryshimet klimatike, si dhe mënyrën se si këto transformime po ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e grave dhe të rinjve”, shtoi ajo. Ndërkaq, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, rikujtoi se Parimet e Prishtinës të vitit 2012 përcaktuan një perspektivë e cila sot duhet të shndërrohet në normë të qeverisjes demokratike. “Pa pjesëmarrjen e plotë dhe lidershipin e grave nuk mund të ketë siguri gjithëpërfshirëse, drejtësi të plotë, zhvillim të qëndrueshëm dhe paqe afatgjatë”, përfundoi Jahjaga.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar