Politikë
Zgjedhja e presidentit, Kurti: Kjo fundjavë përcakton fatin e marrëveshjes politike
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se tashmë kanë nisur bisedimet intensive me synim arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, ndërsa ka vlerësuar se ditët në vijim do të jenë kyçe për këtë proces.
Sipas kreut të ekzekutivit, qëllimi kryesor mbetet që vendi të mos humbë kohë dhe që javën e ardhshme institucionet të plotësohen me zgjedhjen e presidentit.
“Kemi filluar komunikimet dhe natyrisht që kjo fundjavë është vendimtare për të pasur marrëveshje, që javën e ardhshme të kemi president”, u shpreh Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: