Sport
Nga fronti te skenat botërore: Zbardhet fotografia e papublikuar e tenorit Ramë Lahaj në kohë lufte
Reklamë e Sponsorizuar
Një dëshmi vizuale nga e kaluara e tenorit të njohur ndërkombëtarisht, Ramë Lahaj, është bërë publike për herë të parë nga ish-deputeti Daut Haradinaj, duke sjellë në vëmendje një periudhë tjetër të jetës së artistit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj ka vlerësuar lart kontributin e Lahajt, duke e cilësuar atë si një personalitet që bashkon dy dimensione të rëndësishme: atë të luftëtarit për liri dhe të artistit me famë botërore.
"Krahas emrave më eminentë të botës së artit dhe kulturës, padyshim që qëndron edhe luftëtari dhe tenori i përmasave globale, Ramë Lahaj. Respekte pa fund për ju, ambasadori ynë i artit e kulturës sot dhe çlirimtar krah çlirimtarëve në prag të Kosovës që kërkonte liri", ka shkruar Haradinaj në dedikimin e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: