Aktuale
1 min lexim
Banorët e sheshit në Vushtrri në hall nga tymi i një shtëpie që po ndez “qymyr”: “Nuk kemi si të dalim në ballkon as t’i hapin dritaret”
Reklamë e Sponsorizuar
Publikuar më:
Banorët që jetojnë në sheshin e qytetit në Vushtrri janë në hall nga tymi i një shtëpie.
Sipas tyre, pronari i kësaj shtëpie po ndez thëngjill dhe po e ndot ambientin shumë, shkruan Jepi zë.
Qytetarët vushtrrias thonë se është e pamundur dalja në ballkon apo hapja e dritareve për shkak të tymit që del nga oxhakun i kësaj shtëpie.
Në pamjet e dërguara në “Jepi zë” shihet edhe sheshi i qytetit që është i mbuluar nga ky tym i tmerrshëm.
Ndryshe, këta banorë kërkojnë nga organet përgjegjëse t’i ndalohet kjo ndotje e ambientit pasi po u rrezikohet jeta e tyre./ Jepi zë
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: