Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

“Sad Nallbani” – Romani që rrëfen histori dhe ngjarje tragjike të Vushtrrisë nga viti 1941 deri në 2000

Redaksia Lajmetereja • 31-05-2025 19:27
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Sad Nallbani” – Romani që  rrëfen histori dhe ngjarje tragjike  të Vushtrrisë nga viti 1941 deri në 2000
Romani “Sad Nallbani” i autorës vushtrriase Sevëme Fetiqi sjellë në dritë periudhën e errët të historisë së Vushtrrisë, nga viti 1941 deri në 2000. Përmes një rrëfimi të fuqishëm, Fetiqi shpalos vuajtjet e shqiptarëve në regjionin e Vushtrrisë, të përballur me persekutimin serb, shpërnguljet dhe presionin e vazhdueshëm. Në parathënien e romanit, redaktori Ibrahim Kadriu thekson kalimin e autorës nga poezia në prozë, duke vlerësuar përkushtimin e saj ndaj një zhanri që kërkon durim dhe punë serioze. Fetiqi ka ndërtuar një roman me elemente dokumentare, duke përfshirë ngjarje dhe personazhe të vërtetë, që përshkruajnë periudhën e përgjakshme të Kosovës. Ajo tregon me guxim për vuajtjet dhe mashtrimet politike që shqiptarët kanë pësuar gjatë kësaj periudhe. Romani “Sad Nallbani” është një dëshmi artistike dhe historike për të gjithë shqiptarët, që vjen me gjuhën e mprehtë dhe stilin e ndjeshëm të Fetiqit. Lexuesit do të gjejnë një përballje të thellë me realitetin e Kosovës përmes syve të një protagonisti të gjallë që përfaqëson gjithë vuajtjet e një kombi.Të interesuarit mund ta gjejnë librin në tri libraritë e Buzukut në:Prishtinë – përballë Ministrisë së Kulturës (te Sheshi),Prishtinë – Albi Mall, dhePrishtina Mall.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar