Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë 1 min lexim

Kurti viziton Sabri Fejzullahun për ditëlindjen e 77-të, e quan thesar të gjallë të kulturës

Redaksia Lajmetereja • 31-05-2025 18:57
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kurti viziton Sabri Fejzullahun për ditëlindjen e 77-të, e quan thesar të gjallë të kulturës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën, ka vizituar këngëtarin,Sabri Fejzullahu, me rastin e ditëlindjes së 77-të të tij. Kurti, ka thënë se Fejzullahu është një figurë sa aktive aq edhe e talentuar e muzikës argëtuese të Kosovës. “Pak njerëz si Sabri Fejzullahu mund të përbashkojnë shpirtin energjik dhe krijimtarinë produktive të kombit tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook. Po ashtu, kryeministri, ka treguar se gjatë bisedës, Fejzullahu i ka rrëfyer përjetimet e tij mbresëlënëse me figura të shquara, momentet kyçe që kanë shënuar karrierën e tij, si dhe përvojat që ka pasur me njerëz të papërsëritshëm si Jusuf Gërvalla. Sipas Kurtit, çdo histori ishte një pasqyrim i jetës së ndryshimeve të mëdha politike nëpër të cilat kaloi Kosova, e ku siç ka thënë ai ‘mëson diçka më shumë edhe për atë që e ke ditur’. “Sabri Fejzullahu, me 1098 këngë të shprehjeve të ndryshme muzikore dhe një trashëgimi artistike të pashoqe, është një thesar i gjallë i kulturës sonë”, ka theksuar në fund të postimit./teve1.info/
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar