Politikë
Edi Rama “takon” Donald Trumpin përmes inteligjencës artificiale dhe thumbon ashpër kritikët
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe ironike për t’iu përgjigjur zërave që dyshonin mbi takimet e tij gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka publikuar një fotografi ku shfaqet krah presidentit amerikan, Donald Trump, duke e shoqëruar imazhin me një mesazh thumbues.
Duke iu referuar skeptikëve dhe atyre që kishin vënë në dyshim aktivitetet e tij, Rama shkroi me nota sarkastike: “Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me inteligjencë artificiale (IA).”
Në vijim të reagimit të tij, kreu i qeverisë shqiptare nuk i kurseu ironitë për ata që shpërndajnë aludime, duke shtuar: “Po thuajuni atyre të bëjnë kujdes, se dro del që s’është IA dhe dalin prap si kokrrat e kandarit”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: