Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport 1 min lexim

Belinda Mehana, fagotistja nga Vushtrria që po përfaqson Kosovën në skendat ndërkombëtare

Redaksia Lajmetereja • 31-05-2025 18:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Belinda Mehana, fagotistja nga Vushtrria që po përfaqson Kosovën në skendat ndërkombëtare
Belinda Mehana, fagotistja e re dhe e talentuar nga Vushtrria, po shkëlqen në skenat më prestigjioze ndërkombëtare, duke e vendosur Kosovën në hartën e muzikës klasike botërore. Mbrëmë, Belinda performoi në një tjetër ngjarje madhështore, këtë herë në skenën e famshme të Musikverein në Vjenë, Austri, duke e mahnitur publikun me interpretimin e saj të jashtëzakonshëm. E rritur në Vushtrri dhe pjesë e Ansamblit Kulturor dhe Artistik “Hasan Prishtina”, Belinda që në moshë të re tregoi talentin e saj unik në muzikë, veçanërisht në instrumentin e fagotit. Përkushtimi i saj dhe mbështetja e palëkundur nga komuniteti i saj janë dëshmia më e mirë e suksesit që sot gëzon në skenat ndërkombëtare. Belinda nuk dallohet vetëm për virtuozitetin në interpretimin e saj muzikor, por edhe për edukatën e saj të lartë dhe modestinë që e karakterizon. Duke pasur një personalitet të jashtëzakonshëm dhe një pasion të pashuar për artin, ajo është bërë një frymëzim për shumë të rinj në Vushtrri dhe mbarë Kosovën. Performancat e Belindës janë një krenari për qytetin e saj të lindjes dhe për të gjithë Kosovën. Ajo është një ambasadore e vërtetë e kulturës dhe talentit shqiptar, duke dëshmuar se me përkushtim dhe punë të palodhur, ëndrrat mund të bëhen realitet. Vushtrria ka arsye të krenohet me Belindën Mehanën, një yll në ngjitje që po lartëson emrin e qytetit dhe vendit të saj në skenat më të mëdha muzikore botërore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar