Aktuale
Antigona Bajrami rikthet me stil perlat e muzikës: Përpunimi i këngës “Mos ma luj djal synin o” magjeps publikun
Reklamë e Sponsorizuar
Përveç angazhimit të saj të palodhur në fushën e humanizmit dhe jetës së përditshme, artistja Antigona Bajrami vazhdon të ushqejë pasionin e saj të hershëm për artin dhe muzikën.
Edhe pse nuk është shumë e pranishme në skenë me lansime të shpeshta, kur ajo vendos të sjellë diçka të re, suksesioni i projekteve të saj dëshmon cilësi dhe shije të hollë muzikore.
Kësaj radhe, ajo ka vendosur t'i japë një dimension krejtësisht tjetër krijimtarisë së saj, duke sjellë një interpretim të freskët dhe mjaft elegant të këngës së njohur tradicionale “Mos ma luj djal synin o”, e cila vjen e ndërthurur nën vokalin e saj unik.
Për t'i dhënë jetë këtij projekti dhe për të sjellë një qasje moderne por duke ruajtur shpirtin origjinal të këngës, Bajrami ka bashkëpunuar ngushtë me kompozitorin dhe instrumentistin Arben Bytyqi.
Vlen të theksohet se ky safi muzikor, i njohur dikur në interpretimin e Liti Bitit, vjen tashmë i rijetëzuar përmes ndjesisë dhe zërit të Antigona Bajramit, një material ky që tashmë është gati për t'u shijuar nga dashamirësit e muzikës së mirëfilltë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: