Politikë
Simboli i UÇK-së ndriçon fasadën e Qeverisë së Kosovës
Reklamë e Sponsorizuar
Objekti i Ekzekutivit të Kosovës është përfshirë nga dritat simbolike gjatë orëve të mbrëmjes, ku në balloren e tij është shfaqur emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në bazë të pamjeve të siguruara nga terreni, logoja kuq e zi e UÇK-së është projektuar qartë në ndërtesën qendrore qeveritare, duke rënë në sy të qytetarëve që po lëviznin në sheshin kryesor të kryeqytetit.
Ky veprim simbolik vjen në një ditë kur Prishtina u bë dëshmitare e një tubimi masiv protestues nën thirrjen “Jo në emrin tim”, përmes të cilit mijëra qytetarë kërkuan drejtësi dhe liri për ish-udhëheqësit e UÇK-së, të cilët janë përballur me vendimet e Gjykatës Speciale në Hagë.
Kujtojmë se më 16 shtator, institucioni i drejtësisë ndërkombëtare në Hagë shpalli vendimin për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i caktuar atyre një dëmim prej gjithsej 81 vitesh heqje lirie.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: