Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

E ardhmja e Hakan Calhanoglu në pikëpyetje, Interi nis nga puna për zëvendësuesin e tij

Redaksia Lajmetereja • 01-10-2026 17:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
E ardhmja e Hakan Calhanoglu në pikëpyetje, Interi nis nga puna për zëvendësuesin e tij
E ardhmja e Hakan Calhanoglu te Interi duket gjithnjë e më e pasigurt, pasi ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me fanellën zikaltër. Kontrata e mesfushorit turk skajon në qershor të këtij viti dhe, deri në këto momente, nuk ka asnjë zhvillim konkret lidhur me një mundësi rinovimi. Në këto rrethana, klubet e mëdha turke, Fenerbahce dhe Galatasaray, kanë hyrë tashmë në garë për të siguruar shërbimet e lojtarit. Nga ana e tij, drejtuesit e Interit nuk po humbasin kohë dhe kanë nisur punën për të gjetur pasardhësin e tij në mesfushë. Sipas mediave italiane, klubi milanez ka piketuar Alessandro Romanon si profilin ideal. Talenti 20-vjeçar, i cili së fundmi ka regjistruar edhe debutimin e tij me kombëtaren italiane, po zgjon interesimin e disa prej emrave më të mëdhenj në futbollin evropian. Megjithatë, për momentin, Interi pozicionohet si skuadra më e favorizuar për ta transferuar, ndërsa Cagliari kërkon një shifër mes 20 dhe 25 milionë eurove për kartonin e lojtarit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar