Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Skandali financiar/ Reagon Mustafa Sandal pas urdhër-arrestit për bashkëshorten 19 vite më të re: Kjo është e vërteta

Redaksia Lajmetereja • 01-10-2026 13:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Skandali financiar/ Reagon Mustafa Sandal pas urdhër-arrestit për bashkëshorten 19 vite më të re: Kjo është e vërteta
Këngëtari i njohur turk, Mustafa Sandal, ka thyer heshtjen gjatë një koncerti në Ankara, vetëm pak kohë pasi u lëshua urdhër-arresti për bashkëshorten e tij, Melis Sutsurup, dhe babanë e saj, Cihan Sutsurup, të cilët po përballen me hetime lidhur me transaksionet në tregun e kapitalit. Para qindra fansave të pranishëm, artisti i njohur refuzoi me forcë çdo pretendim se ai vetë mund të jetë përfshirë në tregtimin e fondeve të investimeve. Ai insistoi se e gjithë pasuria dhe të ardhurat e tij përgjatë tri dekadave të fundit vijnë ekskluzivisht nga arti. "Nuk kam blerë ose shitur fonde në asnjë mënyrë, as nuk kam qenë i përfshirë në ndonjë fond. Po jua them këtë duke ju parë në sy", u deklarua ai nga skena, duke shtuar se muzika mbetet e vetmja shtyllë ekonomike e jetës së tij prej 33 vitesh. Më herët, kur lajmet për nisjen e hetimeve pushtuan mediat vendase, Sandal kishte lëshuar një reagim zyrtar duke sqaruar se nuk ka asnjë bashkëpunim apo lidhje financiare me bashkëshorten e tij, përtej lidhjes sentimentale dhe martesore. "Unë dhe Melis, përveçse jemi bashkëshortë, nuk kemi pasur kurrë një biznes të përbashkët në kuptimin material. Kam qenë në industrinë e muzikës për 32 vjet dhe nuk kam asnjë punë, aktivitet apo të ardhur tjetër", pati deklaruar ai në atë periudhë. Hetimet e autoriteteve turke nisën pasi u lëshua urdhër-arresti për Melis Sütşurup dhe Cihan Sütşurup, në kuadër të verifikimeve mbi operacionet në tregun e kapitalit. Sipas raportimeve, gjatë periudhës 1 korrik - 16 shtator, Melis dyshohet se ka tërhequr 11.126 miliardë lira turke nga fondet, akuza të cilat ajo dhe mbrojtësi i saj ligjor i hodhën poshtë kategorikisht. Aktualisht, Melis ndodhet në Dubai dhe nuk është kthyer në Turqi. Përfaqësuesi i saj ligjor ka sqaruar se udhëtimi i saj drejt Emirateve të Bashkuara Arabe lidhet vetëm me edukimin e fëmijës, ndërsa transaksionet ndërkombëtare përfaqësojnë pagesa të rregullta për blerje pronash dhe nuk kanë asnjë lidhje me pastrimin e parave. Mustafa Sandal dhe Melis Sutsurup janë kurorëzuar në martesë në vitin 2022. Më parë, kantautori turk ka qenë i martuar me këngëtaren e njohur Emina Jahović, me të cilën ka dy djem.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar