Botë
Takimi Haxhiu - von der Leyen: Kosova kërkon zhbllokimin e rrugës evropiane dhe mbështetje për Dhomat e Specializuara
Reklamë e Sponsorizuar
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar sot një takim pune me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku në fokus të bisedës kanë qenë integrimi evropian dhe situata aktuale politike në vend.
Gjatë këtij takimi u diskutua gjerësisht mbi ecurinë politike aktuale dhe domosdoshmërinë e zgjedhjes së Presidentit të ri brenda afateve kushtetuese të përcaktuara.
Në këtë bashkëbisedim, U.D. Presidentja Haxhiu shprehu pakënaqësinë e saj dhe të qytetarëve të Kosovës lidhur me vendimin e padrejtë të marrë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Nënvizova se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë t’i mbështesin ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në procesin e Apelit. Në këtë drejtim, do të angazhohemi për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore, duke i bashkërenduar veprimet me ekipet mbrojtëse dhe ekspertët, në mënyrë që mbështetja jonë t’u shërbejë sa më mirë atyre në këtë proces”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.
Më tej, kreu i shtetit ka vënë theksin te nevoja që Bashkimi Evropian t'i japë dritën jeshile aplikimit të Kosovës për anëtarësim, i dorëzuar zyrtarisht më 14 dhjetor 2022, duke i kërkuar njëkohësisht zonjës von der Leyen angazhim personal në këtë drejtim.
“Bisedova edhe për zbatimin e Planit të Rritjes dhe reformat që na presin. Kosova ka dorëzuar Agjendën e Reformave, ka ratifikuar marrëveshjet përkatëse dhe ka filluar të përfitojë nga parafinancimi”, ka përfunduar U.D. Presidentja Haxhiu.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: