Kronikë
Nisma e PDK-ja për Gjykatën Speciale, reagon Ursula von der Leyen
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dhënë qëndrimin e saj lidhur me nismën e ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për modifikimin e bazës ligjore të Dhomave të Specializuara. Ajo ka theksuar se autoritetet në Prishtinë kanë kompetencën për të vendosur për hapat e ardhshëm, por ka vënë theksin te domosdoshmëria e ruajtjes së pavarësisë së sistemit të drejtësisë.
Gjatë një pyetjeje drejtuar asaj për këtë çështje, kryesuesja e ekzekutivit evropian nënvizoi se çdo modifikim ligjor duhet domosdoshmërisht të respektojë standardet e pavarësisë gjyqësore.
“Sa i përket kornizës ligjore, i takon Kosovës të vendosë. E rëndësishme është që të garantohet pavarësia e gjyqësorit. Pra, brenda kornizës së pavarësisë së gjyqësorit, i takon Kosovës të vendosë se çfarë është e nevojshme të bëjë ose të mos bëjë. Por, ajo që ka rëndësi është ruajtja e pavarësisë së gjyqësorit”, u shpreh ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: