Kronikë
Bllokada dhe zhvillime në kryeqytet: Policia shton praninë në rrugë, Prishtina del me njoftim urgjent për trafikun
Reklamë e Sponsorizuar
Për shkak të tubimeve protestuese të paralajmëruara për sot dhe agjendës së vizitave të zyrtarëve të lartë evropianë, Drejtoria e Mobilitetit në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se njësitet e Policisë së Kosovës janë pozicionuar në numër të shtuar përgjatë kryqëzimeve dhe artereve kryesore rrugore të kryeqytetit.
Si pasojë e këtyre ngjarjeve institucionale dhe publike, në disa zona të caktuara të qytetit po mbretëron një fluks i lartë lëvizjeje, duke sjellë vështirësi dhe ngarkesa në qarkullimin e automjeteve.
Në dritën e kësaj situate, autoritetet komunale u kanë bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, duke respektuar me përpikëri sinjalistikën në rrugë dhe urdhëresat e efektivëve të policisë që po menaxhojnë terrenin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: