Kronikë
“Shumë ëndrra mbetën në gjysmë” – Egzoni përkujton me dhimbje mikun e tij, Laurent Krasniqin
Reklamë e Sponsorizuar
Egzon Sahiti ka ndarë një dedikim prekës në rrjetet sociale për mikun e tij të ngushtë, Laurent Krasniqin, i cili ndërroi jetë tragjikisht pas një aksidenti rrugor.
Në mesazhin e tij emocional, Sahiti ka shprehur dhimbjen e thellë për këtë humbje të parakohshme, duke theksuar se bashkë me të u shuan edhe planet dhe kujtimet që ende nuk kishin mundur t'i realizonin.
“Dhimbja është e madhe, sepse bashkë me të mbetën në gjysmë edhe shumë ëndrra, plane e momente që duhej t’i jetonim bashkë”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Laurent Krasniqi humbi jetën në një aksident të rëndë trafiku në fshatin Llukar të Prishtinës, ngjarje kjo që ka tronditur thellë familjarët, shoqërinë dhe të gjithë ata që e njohën.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: