Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Kurti i del në mbrojtje luftës së UÇK-së: Apeli duhet të korrigjojë gabimet e Speciales

Redaksia Lajmetereja • 01-10-2026 13:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kurti i del në mbrojtje luftës së UÇK-së: Apeli duhet të korrigjojë gabimet e Speciales
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë qëndrimin e tij zyrtar lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë prononcimit të tij, kreu i ekzekutivit vlerësoi se ky aktgjykim ka hedhur poshtë pretendimet e pabaza për trafikim organesh dhe akuza të tjera për krime kundër njerëzimit. Ai theksoi se vetë Dhomat e Specializuara kanë bërë të qartë se në këtë proces nuk ka qenë në gjyq UÇK-ja dhe se vendimi në fjalë nuk ka për qëllim të cënojë legjitimitetin apo drejtësinë e luftës çlirimtare. “Në këtë aktgjykim janë tri pika që duhen theksuar ndërkombëtarisht. E para pretendimet për të ashtuquajturën “Shtëpi të Verdhë” dhe trafikimin e organeve as nuk bën pjesë e aktakuzës. E dyta akuzat për krimet kundër njerëzimit dhe sulmet e gjëra sistematike kundër popullsisë civile u rrëzuan dhe e treta Dhomat e Specializuara theksuan qartë se UÇK nuk është në gjyq dhe se vendimi i tyre në asnjë mënyrë nuk synon të cenojë drejtësinë apo legjitimitetin e luftës çlirimtare”, u shpreh Kurti. Deklaratat e kryeministrit erdhën në vazhdën e takimit të zhvilluar me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku ai vuri anën kritike ndaj disa konkluzioneve të nxjerra nga kjo gjykatë, duke i quajtur ato si të ngarkuara me mangësi faktike, juridike dhe historike. Në këtë linjë, shefi i qeverisë bëri të ditur se shpreson që shkalla e dytë të reflektojë dhe të korrigjojë këto lëshime. “Në të njëjtën kohë kemi shqetësime serioze për konkludimet tjera, besojmë se ato përmbajnë gabime faktike, historike dhe juridike dhe presim që këto të korrigjohen në apel. Drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe duhet të përjetohet si e paanshme. Rreth 20 mijë njerëz janë viktima seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe shumë kryerës nuk janë ndëshkuar, Kosova kërkon drejtësi për çdo viktimë, për çdo krim dhe për çdo kryerës. Ne nuk mund të lejojmë barazimin e përgjegjësisë së fajësisë për shkak se dikush dëshiron të krijojë narrative alternative”, përfundoi kryeministri Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar