Sport
Tronditje te Hull City: Një tjetër futbollist pëson aksident rrugor në të njëjtin vend ku u përplas Sorba Thomas
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi anglez i Hull Cityt është përfshirë sërish nga frika, pasi një tjetër futbollist i skuadrës ka qenë protagonist i një aksidenti automobilistik pranë kompleksit stërvitor të ekipit. Ngjarja vjen në një kohë të shkurtër pasi një incident i ngjashëm pati ndodhur edhe me bashkëlojtarin e tij, Sorba Thomas.
Bëhet fjalë për mesfushorin nga Franca, Lucas Gourna-Douath, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit të tij të tipit “Mercedes”, duke u rrokullisur në rrugën “Millhouse Woods Lane”. E veçanta e këtij rasti është se përplasja ka ndodhur fiks në të njëjtin aks rrugor ku më herët ishte përfshirë në një aksident me “Land Rover” edhe lojtari Sorba Thomas.
Fatmirësisht, sipas informacioneve zyrtare, në asnjërin prej dy rasteve nuk janë shënuar lëndime në njerëz. Megjithatë, ky aksident i fundit i mesfushorit francez pranë bazës stërvitore ka ngritur sërish shqetësime serioze lidhur me kushtet dhe sigurinë e qarkullimit në atë zonë.
Lucas Gourna-Douath, i cili është 23 vjeç, u transferua te radhët e Hull Cityt gjatë merkatos së verës nga skuadra e Le Havre, ndërsa gjatë këtij edicioni ka regjistruar tashmë paraqitjet e tij në kampionatin anglez.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: