Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Nga sukseset në fushën e blertë te jeta private, sulmuesi Veton Tusha kurorëzon dashurinë

Redaksia Lajmetereja • 01-10-2026 12:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nga sukseset në fushën e blertë te jeta private, sulmuesi Veton Tusha kurorëzon dashurinë
Sulmuesi nga Kosova, Veton Tusha, ka bërë një hap të rëndësishëm në jetën e tij personale, duke i dhënë fund beqarisë, një lajm ky që është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale. Në fotografitë e publikuara së bashku me partneren e tij, 23-vjeçari ka zbuluar unazat e fejesës, ndërsa ka ndarë me ndjekësit edhe datën e kurorëzimit të tyre. Pavarësisht rinisë së tij, Tusha ka regjistruar një karrierë mjaft të suksesshme në rang klubesh me 6 trofe të fituar deri më tani. Pikë kthese në karrierën e tij ka qenë periudha te Ballkani nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, ku ai fitoj plot 3 trofe brenda një harku kohor prej dy vitesh. Aktualisht, sulmuesi po luan në kampionatin slloven me fanellën e Celjes. Më parë, gjatë edicionit 2023-2024, ai ka qenë pjesë e Dinamos në Abissnet Superiore, ku u aktivizua në 18 takime, por paritur që të lërë shenjë me gola apo të fitojë ndonjë trofe.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar