Sport
Fatura e energjisë ndryshon mision: KESCO shndërron llogarinë mujore në thirrje për shëndetin e grave
Reklamë e Sponsorizuar
“Fatura që nuk vjen nga KESCO, por duhet ta paguash.”
Në kuadër të Tetorit, muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, KESCO ka ndërmarrë një nismë ndryshe, duke e shndërruar faturën e energjisë elektrike në një kujtesë të rëndësishme për kujdesin ndaj shëndetit.
Llogaria e këtij muaji përcjell një thirrje të veçantë për të gjitha gratë, duke i ftuar ato që të informohen rregullisht, të tregojnë kujdes ndaj vetes dhe të mos i vonojnë asnjëherë kontrollet mjekësore të rekomanduara nga specialistët e fushës.
Ky koncept synon që ndërgjegjësimi të bëhet pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme. Një dokument financiar, të cilin qytetarët e shoqërojnë zakonisht me një detyrim pagese, kësaj radhe shërben për të ngritur vetëdijen mbi një përgjegjësi shumë më të madhe – atë ndaj shëndetit personal.
Si pjesë e kësaj fushate sensibilizuese, ky model i veçantë i faturës do të ekspozohet në përmasa të mëdha në të shtatë distriktet e KESCO-s anembanë Kosovës, ndërsa kopje më të vogla fizike do të shpërndahen për të siguruar një shtrirje sa më të gjerë te qytetarët.
Për kompaninë, përgjegjësia korporative dhe sociale përfaqëson një mundësi ideale për të shfrytëzuar ndikimin në komunitet në dobi të kauzave të rëndësishme shoqërore. Përmes kësaj nisme, synohet dhënia e një kontributi konkret në parandalimin e kancerit të gjirit, duke i përcjellë çdo gruaje një porosi të qartë: kujdesuni për shëndetin tuaj dhe kryeni kontrollet në kohë.
Një gjest i vogël sot, një ndryshim i madh nesër.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: