Sport
Gati për betejë: Kombëtarja e Kosovës mbyll përgatitjet para sfidës me Izraelin
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar paraditen e sotme seancën e fundit stërvitore, pak orë para përballjes së rëndësishme kundër Izraelit.
Dardanët shfaqen me morale të larta dhe të karikuar maksimalisht për këtë duel, teksa synojnë vetëm triumfin në ndeshjen që do të nisë në orën 20:45.
Përmes një njoftimi zyrtar, Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se grupi ka kryer një stërvitje të lehtë rifreskuese në qytetin e Debrecenit, nën atmosferë pozitive dhe gatishmëri të plotë.
Kjo sfidë, e cila vlen për Grupin 3 të Ligës B në Ligën e Kombeve, e gjen Kosovën me bilanc prej një fitoreje dhe një humbjeje, ndërsa kundërshtari izraelit vjen pas dy humbjeve radhazi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: