Kronikë
Skandali në Fier: 60-vjeçari Madrid Sula para gjykatës për ngacmimin e 13-vjeçares
Reklamë e Sponsorizuar
Ka dalë para dyerve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier, 60-vjeçari Madrid Sula, i cili akuzohet zyrtarisht për sjellje të papërshtatshme ndaj një të miture.
Sipas dosjes hetimore, pedagogu dyshohet se ka shkëmbyer mesazhe me natyrë erotike me një nxënëse vetëm 13 vjeçe, duke kapërcyer çdo kufi etik dhe ligjor të komunikimit me të miturit.
Ngjarja ka dalë në dritë pasi e mitura, e cila kishte shfaqur shqetësime dhe ngarkesë të theksuar psikologjike, është hapur fillimisht para nënës e më pas babait të saj. Kanë qenë pikërisht prindërit ata që, pasi kanë kuptuar situatën, janë drejtuar menjëherë në Komisariatin e Policisë së Lushnjës për të bërë kallëzimin penal.
Pas verifikimit të mesazheve kompromentuese dhe grumbullimit të provave të nevojshme, strukturat e rendit proceduan me arrestimin e 60-vjeçarit, duke ia kaluar materialet prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Në seancën e sotme, trupi gjykues pritet të vlerësojë ligjshmërinë e arrestit dhe të shqyrtojë provat e paraqitura, ndërkohë që Sula do të përgjigjet për veprat penale të “Veprave të turpshme” dhe “Pornografisë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: