Kronikë
Skandali i videove intime/ Reagon kompozitori i njohur: Jam i tronditur, më kanë hakeruar llogaritë
Reklamë e Sponsorizuar
Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ka ndërmarrë hapa konkretë këtë të enjte, duke thirrur për t'u marrë në pyetje kompozitorin e njohur Adrian Hila, pas skandalit me shpërndarjen e videove me përmbajtje intime në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme.
Në kuadër të hetimeve paraprake, shërbimet e policisë janë paraqitur drejtpërdrejt në banesën e artistit për ta kontaktuar, por nuk e kanë gjetur aty gjatë kontrollit të territorit.
Autoritetet blu kanë arritur të vendosin kontakt telefonik me kompozitorin Hila, i cili është shprehur se është jashtëzakonisht i shokuar dhe i tronditur nga kjo ngjarje, duke theksuar se llogaritë e tij janë rënë pre e një sulmi kibernetik (hakerimi). Ai ka garantuar gjithashtu se do të paraqitet pranë organit të akuzës dhe strukturave policore sapo të kthehet në kryeqytet.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Njësia e Krimit Kibernetik nisi zyrtarisht verifikimet e nevojshme për të zbardhur burimin e origjinës dhe mënyrën e shpërndarjes së këtyre materialeve në internet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: