Sport
Debati për çlirimin e Kosovës, Rron Gjinovci: Po besoni se Perëndimi nuk pati rol në lirinë tonë
Reklamë e Sponsorizuar
Aktivisti i njohur Rron Gjinovci ka ngritur një shqetësim publik përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke u ndalur te debatet e fundit rreth kontributit të faktorit ndërkombëtar në procesin e çlirimit të Kosovës.
Në postimin e tij, Gjinovci ka përdorur një ton ironik ndaj individëve që, sipas vlerësimit të tij, po anashkalojnë ndihmën vendimtare të aleatëve perëndimorë gjatë periudhës së luftës. “Këta përnime kanë nise me besu që Kosovën nuk e ka çliru Perëndimi”, ka shkruar ai.
Më tej, aktivisti ka renditur personalitetet kryesore ndërkombëtare dhe vendase që udhëhoqën proceset diplomatike dhe ushtarake, duke përmendur ish-kryeministrin britanik Tony Blair, ish-presidentin amerikan Bill Clinton, ish-presidentin francez Jacques Chirac, ish-ministrin e Jashtëm gjerman Joschka Fischer, si dhe ish-presidentin Ibrahim Rugova për angazhimin e tij të hershëm që nga fillimi i viteve '90 në ndërgjegjësimin e botës demokratike.
“Po ikni more atje se mos me pasë konë Toni Blleri i Britanisë së Madhe, e Klintoni i Amerikës, e Shiraku i Francës, e Joshka Fisheri i Gjermanisë, e qe besa mos me kon Ibrahim Rugova që e ka sensibilizu opinionin ndërkombëtar prej fillimit të viteve 1990-a, tash ishim kon si palestinezët e kurdët”, është shprehur Gjinovci.
Sipas tij, lufta e armatosur përbënte vetëm një segment të rrugëtimit drejt lirisë, ndërsa diplomacia dhe mbështetja e fuqive të mëdha nuk mund të injorohen apo të minimizohen. “Nuk mjafton veç me luftu”, ka shtuar ai.
Në mbyllje të reagimit të tij, Gjinovci ka lëshuar një kunj të fortë për interpretuesit e njëanshëm të historisë së re të vendit. “Bukërmysësa, keni nisë mi besu rrenat e juja”, ka përfunduar ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: