Aktuale
Skandali i videove intime, reagon ashpër Xheneta Fetahu: Turp për burrat që cenojnë privatësinë
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-banorja e njohur e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka ngritur zërin kundër skandalit më të fundit të publikimit në rrjet të disa pamjeve me përmbajtje intime, ku aludohet për përfshirjen e kompozitorit të njohur Adrian Hila dhe disa figura të njohura të skenës dhe showbizit shqiptar. Ky zhvillim ka shkaktuar një valë reagimesh në opinionin publik.
Përmes një postimi ku i referohet vetes në vetën e tretë dhe pa përmendur drejtpërdrejt emrin e kompozitorit, ajo ka shprehur indinjatën e saj të thellë ndaj individëve që regjistrojnë gratë në situata intime dhe më pas i bëjnë ato publike, ndërkohë që guxojnë të japin edhe leksione morale.
“Kemi ikë për lesh si popull. Oh Zot i madh. Fiks sot dalin e bojnë moral, ndërkohë që disa ordinera burra bojnë video t’femrave n’momente intime edhe masnej i shpërndajnë, e prapë na dalin me na tregu neve çka osht morali”, është shprehur ajo në reagimin e saj të ashpër.
Më tej, ajo ka shtuar: “A s’ju vjen marre? Morali nuk osht me gjyku një femër për jetën e saj private. Morali osht me pasë respekt, me ditë me majt privatësinë e tjetrit edhe mos me e shfrytëzu një moment intim për me poshtëru dikon”.
Në vijim të prononcimit të saj, Fetahu ka denoncuar një dukuri tejet shqetësuese shoqërore, ku e gjithë vëmendja e publikut fokusohet te personat e dëmtuar që shfaqen në pamje, duke shmangur kështu llogaridhënien e atyre që kanë kryer regjistrimin dhe shpërndarjen e materialeve.
“Ma e keqja osht që videoja përhapet, krejt e shohin, e pastaj prapë viktima bohet temë diskutimi. Për disa burra që e kanë incizu e shpërnda, papritmas s’po flitet hiç”, ka përfunduar ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: