Aktuale
Magjia e Shqipërisë pushton Spanjën: Udhëtim përrallor nga qytetet mijëvjeçare te brigjet e Jonit
Reklamë e Sponsorizuar
Shqipëria po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një nga pikat kyçe më joshëse të Ballkanit, ku e kaluara historike, qytetet e ndërtuara prej guri, trashëgimia e periudhës osmane, peizazhet e virgjëra dhe vija bregdetare e Rivierës Shqiptare gërshetohen në një itenerar plot kontraste, siç dëshmohet në shkrimin e gazetares Pilar Hernandez Coloma për revistën prestigjioze spanjolle ¡HOLA!.
E gjithë kjo rrugëtim nis nga Tirana e dinamike, kalon nëpër Krujë, Berat, Gjirokastër, te mahnitësi Syri i Kaltër, duke zbritur deri në Sarandë, Ksamil dhe parkun arkeologjik të Butrintit, për të vizituar një shtet që ndërthur dëshmitë e kohërave të shkuara me horizontet mesdhetare dhe gastronominë e pasur tradicionale.
Nga metropoli deri në Rivierë, kjo eksperiencë e larmishme shpalos një territor ku rrënjët historike dhe kënaqësitë e jetës bashkohen në brigjet e detit. Përtej kufijve të zakonshëm turistikë, kjo perlë ballkanike ofron ende ndjesinë e rrallë të një zbulimi të vërtetë, duke u dhuruar vizitorëve një koncept ndryshe të luksit: qetësinë e mëngjesit, humbjen në rrugicat me kalldrëm dhe shijimin e perëndimit të diellit mbi fasadat e lashta.
Zbulimi i këtij vendi fillon pikërisht në Tiranë, një kryeqytet në metamorfozë të plotë që ka ditur të orientojë të shkuarën e tij drejt një të ardhmeje moderne. Qyteti shquhet për fasadat e gjalla, artin urban dhe një skenë gastronomike në hov, ku dallon veçanërisht zona e Bllokut.
Dikur e bllokuar dhe e rezervuar vetëm për nomenklaturën e lartë komuniste, sot ky bllok lagjesh është shndërruar në poluloritetin kryesor të jetës sociale. Atje ndërthuren kafene moderne, galeri arti, butikë dhe ambiente nate, të cilat ndryshojnë ritmin nga orët e pasdites drejt mbrëmjes.
Në qendër të kryeqytetit, pranë sheshit Skënderbej, gjendet Xhamia e Namazgjasë, një kryevepër arkitekturore që ndërthur stilin osman me detajet bashkëkohore. E pajisur me një kupolë madhështore dhe katër minare, kjo xhami shërben edhe si qendër komunitare falë bibliotekës dhe hapësirave kulturore që strehon në brendësi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: