Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

“Këtu komandoj unë”, përplasja mes Jorge Jesus dhe Cristiano Ronaldos trondit Kombëtaren e Portugalisë

Redaksia Lajmetereja • 01-10-2026 07:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Këtu komandoj unë”, përplasja mes Jorge Jesus dhe Cristiano Ronaldos trondit Kombëtaren e Portugalisë
Pavarësisht formës apo minutave në fushë, Cristiano Ronaldo mbetet gjithmonë në qendër të vëmendjes mediatike, jo vetëm në Portugali, por në mbarë botën e futbollit. Megjithatë, situata e fundit ka marrë një kthesë krejtësisht të papritur, pasi pas plot 18 vitesh karrierë me përfaqësuesen, sulmuesi i njohur u la në stol për 90 minuta të plota. Kjo ngjarje, e pazakontë për statusin e tij, u shndërrua menjëherë në një temë debatit kombëtar. I ndodhur nën presionin e gazetarëve gjatë konferencës për shtyp, trajneri Jorge Jesus nuk iu shmang pyetjeve, duke sqaruar hapur vendimin e tij: “Nuk e kam aspak problem të përgjigjem për këtë pjesë, kam kaluar shumë situata të tilla në karrierën time, por vëmendja duhet të jetë vetëm te Danimarka, nuk jemi këtu për stërvitje. Nuk ka asnjë çështje. Ia kisha shpjeguar Cris se nuk do të luante në dy sfidat e radhës, kundër Norvegjisë dhe Danimarkës. Gjatë ndeshjes me Norvegjinë, në fakt e mendova ta hidhja në fushë, i thashë të dilte në nxehje, por më pas ndryshoi rrjedhja e këtij takimi dhe nuk e aktivizova. Çdo lojtar që qëndron ashtu, duke bërë 20-30 minuta nxehje dhe nuk aktivizohet më pas do të mërzitej. Në këtë rast, jam unë trajneri, vendos unë kush luan dhe kush jo. Për sa kohë jam unë trajneri vendos unë, nuk mund të më ndryshojë mendimin asnjë lojtar, as presidenti, këtu vendos unë”, u shpreh trajneri portugez. Menjëherë pas përfundimit të kësaj konference, CR7 mori vendimin drastik për t'u larguar nga grumbullimi i kombëtares, duke bërë edhe një reagim publik në rrjetet sociale: “Pas konferencës për shtyp të trajnerit të kombëtares dhe si rezultat i një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, kam marrë vendimin të largohem nga grumbullimi. Në kohën e duhur, do t’u tregoj të gjithë portugezëve të vërtetën mbi arsyet që më çuan të largohem nga kombëtarja, së cilës i jam përkushtuar gjithmonë. Tani është koha t’i uroj suksese Portugalisë dhe të gjithë shokëve të mi të skuadrës, pa përjashtim”, shkroi ylli portugez.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar